Zambaket — Shtëpia e Arkitekturës
Projektet

Projekt i përzgjedhur

Rivitalizimi i Parkut të Qytetit

Projekti i rivitalizimit të Parkut të Qytetit në Prishtinë u konceptua si një ndërhyrje e integruar në peizazh, me synim përmirësimin e lëvizjes, qëndrimit dhe përdorimit të hapësirës publike. Projekti përfshin rikonstruktimin e shtigjeve të ecjes, krijimin e hapësirave për fitnes të jashtëm, këndeve të reja të leximit dhe një kinemaje të hapur. Në program janë përfshirë edhe tualete publike, hapësira të reja sportive, ulëse dhe pika të organizuara për pushim. Ndërhyrjet ruajnë karakterin e gjelbër të parkut dhe krijojnë një rrjet më të qartë, të aksesueshëm dhe aktiv për komunitetin.

LokacioniPrishtinë
TipologjiaPeizazh / Hapësirë publike
StatusiProjekt urban
RoliPeizazh · Hapësira publike · Koordinim
Viti2017
KlientiKomuna e Prishtinës
ShkallaUrban / Public space

© Zambaket Architecture