ZAMBAKET

Politika e privatësisë

Privatësia

Përditësuar më 17 nëntor 2026

1. Kush i përpunon të dhënat

Kontrollues i të dhënave personale për këtë faqe është:

Kompania
ZAMBAKET sh.p.k.
Adresa
Rr. Fadil Ferati, K2, Istog, Kosovë
Email
[email protected]
Telefon
+383 49 600 372

Kjo politikë shpjegon cilat të dhëna mblidhen kur vizitoni www.zambaket.com dhe blogun e saj, pse mblidhen dhe çfarë të drejtash keni sipas Ligjit nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

2. Formulari i kontaktit

Kur na shkruani përmes formularit, përpunojmë të dhënat që i jepni vetë: emrin, vendndodhjen e projektit, adresën e email-it dhe mesazhin. I përdorim vetëm për t'iu përgjigjur kërkesës suaj dhe, nëse vazhdojmë bashkëpunimin, për ofertën dhe komunikimin për projektin.

Formulari dërgohet përmes shërbimit FormSubmit (formsubmit.co), i cili e përcjell mesazhin në kutinë tonë postare. Email-i ynë menaxhohet nga Zoho Mail. Mesazhet i ruajmë për aq kohë sa është e nevojshme për komunikimin dhe për detyrimet tona ligjore e kontabël; mund të kërkoni fshirjen e tyre në çdo kohë.

3. Statistikat e vizitave (Google Analytics)

Përdorim Google Analytics 4 (Google LLC / Google Ireland Ltd.) për të kuptuar se si përdoret faqja: cilat faqe vizitohen, nga cili vend në përafërsi dhe me çfarë pajisjeje. Google Analytics vendos cookie si _ga dhe _ga_* në shfletuesin tuaj. Të dhënat mund të përpunohen nga Google edhe jashtë Kosovës, përfshirë në Shtetet e Bashkuara.

Cookies e Google Analytics vendosen vetëm pasi jepni pëlqimin në shiritin që shfaqet në vizitën e parë. Pa pëlqim, Analytics nuk vendos cookie. Zgjedhjen mund ta ndryshoni në çdo kohë: Cilësimet e cookies.

4. Përmbajtje nga palë të treta

5. Hostimi dhe të dhënat teknike

Faqja hostohet nga Cloudflare, Inc. Gjatë çdo vizite, serveri përpunon automatikisht të dhëna teknike si adresa IP, lloji i shfletuesit dhe koha e kërkesës, për sigurinë dhe funksionimin e faqes.

6. Ruajtja në pajisjen tuaj

7. Të drejtat tuaja

Keni të drejtë të kërkoni qasje në të dhënat tuaja, korrigjimin, fshirjen ose kufizimin e përpunimit, si dhe të kundërshtoni përpunimin. Për çdo kërkesë na shkruani në [email protected].

Nëse mendoni se të dhënat tuaja përpunohen në kundërshtim me ligjin, mund të paraqitni ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi (aip.rks-gov.net).

8. Ndryshimet

Këtë politikë mund ta përditësojmë kur ndryshojnë shërbimet që përdorim. Data e përditësimit të fundit shënohet në krye të faqes.